• |
ide | kryesore

FOTO/ 33-vjeçarja greke e vrarë në Athinë, e lidhur me një “killer” shqiptar

Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje nga vrasja e një 33-vjeçareje 2 net më parë në Athinë. Ekzekutimi i Dolofonia Kifisia mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Sipas tyre me shumë mundësi bëhet fjalë për një “kontratë vdekjeje” dhe larje hesapesh mes bandave kriminale. 33-vjeçarja u gjet e ekzekutuar në garazhin e shtëpisë së saj.

Sipas të njëjtave burime ajo kishte lidhje të ngushta edhe me një vrasës shqiptar në Athinë. Ky i fundit, në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë euro për vrasjen e një gruaje. Për këtë ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, doli pikërisht emri i 33-vjeçares të vrarë së fundmi, e dyshuar si porositëse, por më pas u lirua.

Kurse shqiptari në të kaluarën ka qenë i arrestuar edhe për krime të tjera. Ai konsiderohej si i dyshuar për sulmin me acid ndaj deputetes greke, Konstantina Kuneva.

Në garazhin ku u gjet trupi i pajetë i saj, policia mblodhi 16 gëzhoja kallashnikovi. Besohet se është përdorur edhe një armë e dytë në krim, një pistoletë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së zonës për të përcaktuar lëvizjet e vrasësve. Ata dyshojnë se autorët i kishin ngritur pritë dhe e ekzekutuan sapo ajo mbërriti në shtëpi. Policia shpreson se pamjet e kamerave do t’i ndihmojnë të zbulojnë identitetin e autorëve. Për momentin, nuk ka asnjë pistë për ta.

33-vjeçarja ka qenë në të kaluarën e akuzuar për vjedhje, drogë dhe përfshirje në organizatë kriminale. Ajo kishte qenë disa herë edhe shënjestër e atentateve, por kishte shpëtuar. Në vitin 2011, kur ishte 7-muajshe shtatzënë kishte rënë pre e një atentati, por kishte mundur të shpëtonte.

egklima kifisia stigmiotypo_apo_2018-09-20_05-20-22_0 stigmiotypo_apo_2018-09-20_05-22-10_0

20s16pl-thumb-large



1 Comment

  1. Hajde lapsi hajde,dholofonia nuk eshte emer,do te thote krim dhe ka ndodhur ne kifisia,lagje e athines.verifikoni perkthimet jo shabllon nga google translate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *