• |
ide | kryesore

Mjekët e arrestuar në Shkodër dalin para gjykatës, kolegët mblidhen në ambientet e jashtme

Lajme, Të fundit



Mjekët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan dy ditë më parë me akuzën ‘shpërdorim detyre’ kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë jashtë gjykatës në mbështetje të tyre kanë shkuar kolegët. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Dy ditë më parë shtatë persona u vune në pranga e dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave dhe mjekësore.

Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”.

 



2 Comments

  1. JU KUJTOJ SHKODRANEVE DHE SHQIPTARVE PUSHKATIMIN E PRIFTERINJEVE ATE DO TE ARRIJ EDI RAME ME FALANGAT E TIJ NUK ESHTE E LARGET KOHA SHQIPERIA NE KEMBE DUHET TE NGRIHET SA SESHTE VONE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *