• |
ide | kryesore

“Pse shikon?”, si nisi konflikti me armë zjarri në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Elbasan, si dhe ka kërcënuar një shtetas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e qujatur “Stacioni i Trenit”.

34-vjeçari i identifikuar nga Policia me inicialet A. S, ka qenë në lokal dhe aty është konfliktuar me fjalë me një klient të lokalit. Dyshohet se sherri mes dy personave ka ndodhur në lokal për arsye ordinere, teksa autori i eshte drejtuar personit tjeter duke i kërkuar llogari “pse shikon”. Pas kësaj 34-vjeçari është larguar në banesë ka marrê armën dhe i ka zënë pritë personit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ka qenë në mjet dhe teksa kalinte në rrugë 34 vjeçari ka qëlluar dy herë në ajër dhe pas kësaj është drejtuar drejt mjetit. Por drejtuesi ka ecur më shpejt duke shmangur një incident.

Pas kësaj policia bën me dije se brenda nje kohe rekord identifikuan autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si të ‘Shinat e trenit’. Agjentet e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumë janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani. Ai i doli perpara me armë në dorë një shtetasi që lëvizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit. Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.



4 Comments

  1. Nje popull injorant eshte me e lehte te qeveriset. Enveri nuk linte te shikoje TV te huaja qe ti mbante njerezit ne erresire, nderkohe qe keta te tjeret gjate gjithe kohes vetem ulin buxhetin per arsimin. Mjafton te permendesh qe ministrja e Arsimit masterin e ka perfunduar te Kristal, KM e kemi piktor, ndersa kushti kryesor per t’u bere deputet nuk eshte te jesh i arsimuar e i edukuar por te kesh shume para, se me pas nje diplome e blen kollaj… Se harrova, edhe gjysma e reklamave ne TV jane per lloto dhe bixhoz

  2. Ne elbasan para nja 15 vitesh thuhej. Nese nuk ke se cfare ben , hap sherr te kalosh kohen.

    Dhegati 60 % e sherreve hapej me frazen shabllon ‘ A re ti pse shef ? “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *