• |
ide | kryesore

Rihanna merr një post të ri jashtë muzikës

Paparazzi, Slider


Rihanna tashmë ka marrë një post të ri i cili në fakt është më afër politikës. Asaj i është dhënë detyra si “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” e vëndit të saj të lindjes Barbados.

Zyra e informacionit e Qeverisë së Barbados ka dhënë një deklaratë ku thotë se i ka dhënë artistes së njohur disa detyra të rëndësishme të cilat vijnë me postin e ri. Promovimi i edukimit, turizmit dhe investimet për ishullin janë disa nga përgjegjesitë e reja të saj. Në fakt Rihanna ka qenë ambasadore kulturale e ishujve të Barbados-it që nga viti 2008 por posti i ri nuk ka vetëm emrin ndryshe  por dhe detyrat. “Ajo ka treguar gjithmonë se e do vendin e saj, e përveç suksesit si një yll popi apo filantropisë që ka bërë ndër vite, mund të luajë një rol të madh në promovimin e ishujve”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *