• |
ide | kryesore

Pasi rritën çmimin për transportin me urban, tani do të paguajnë biletë edhe fëmijët

Lajme, Të fundit



Pas rritjes së cmimit të biletës së transportit me urban në Tiranë, vjen një tjetër masë që rëndon jo pak buxhetin e familjeve kryeqytetase. Biletë do të paguajnë edhe fëmijët mbi moshën 6 vjec. Ky vendim justifikohet me rritjen e shpenzimeve, çmimin e naftës dhe kostot e larta të mirëmbajtjes, thonë operatorët që kanë linjat e transportit urban në Tiranë. Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.

“Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron”, thotë Hashorva për Ora News.

Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.

Por çfarë ndodh në Evropë? Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identiteti për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar. Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri? Natyrisht që jo!



6 Comments

  1. Arrogance totale…gjithe keto vite per mbjellje shkurresh beton e korsi bicikletash te shemtuara..miliona per asgje.. Votoj Veliaj ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *