• |
ide | kryesore

Kina pas tarifave të Trump: Si mund të bisedoni me dikë kur ai iu vendos një thikë në qafë?

F1, Planet



Zëvendës negociatori i tregtisë së Kinës pranoi sot sfidën në rifillimin e negociatave me SHBA, duke thënë: “Si mund të bisedoni me dikë kur ai iu vendos një thikë në qafë?”

Uang Shouen bëri këtë vërejtje në një konferencë shtypi në Pekin, e cila synonte të përmendte një dokument të nxjerrë nga qeveria për fërkimet e tregtisë dypalëshe, ku Kina e portretizon veten si një viktimë të proteksionizmit dhe ngacmimeve të SHBA.

Ky dokument u publikua të hënën, pak pasi Presidenti Donald Trump vendosi 10% tarifa për mbi 200 miliardë dollarë importe kineze. Kina mori hak me tarifa 5-10% për 60 miliardë dollarë mallra amerikane që importon.

Zv.negociatori Uang la hapur mundësinë për bisedime të mëtejshme tregtare, por theksoi se ishte “tërësisht në dorë të amerikanëve” që të tregojnë respekt dhe sinqeritet që negociatat të rifillojnë.

Ai vuri në dukje marrëveshjet e arritura në katër raundet e mëparshme të bisedimeve, por vetëm që Trump t’i thyente ato menjëherë më pas.

Disa zyrtarë të lartë kinezë, të pranishëm në konferencën për shtyp, përsëritën pikat e tjera në dokumentin e politikave, duke theksuar kaosin në tregtinë globale të shkaktuar nga lufta tregtare e Trump dhe duke kundërshtuar pretendimet e tij për Kinën, se përfiton avantazhe të padrejta tregtare mbi SHBA-në.

Duke cituar të dhëna tregtare dhe shembuj të marrëveshjeve të reja që zëvendësuan partneritetet e humbura amerikane, zyrtarët kinezë gjithashtu parashikuan besimin në aftësinë e Kinës për të përballuar një luftë të zgjatur tregtare me SHBA, ndikimin e së cilës në ekonominë kineze ata e quajtën “të pashmangshme por të menaxhueshme”.

Megjithatë, negociuesi i lartë i tregtisë së Kinës shmangu pyetjen e CNN, se nëse bisedimet tregtare po bëheshin të pakuptimta nëse, siç tregohet në komentet e shumta të medias shtetërore, udhëheqja kineze nën presidentin Xi Jinping gjithnjë e më shumë e sheh luftën tregtare të Trump si një lëvizje strategjike për të mbajtur rritjen e Kinës.

“Përmbajtja e Kinës ose luftimi i një lufte tregtare nuk është as në përputhje me drejtimin e paqes dhe as në përputhje me zhvillimin e njerëzimit”, tha Fu Ziying. “Dikush do ta paguajë çmimin e një lufte tregtare: Kush? Do të jetë populli i zakonshëm”.

Skenari i humbjes nga të dyja palët

Komentet e Uang Shouen ndjekin ato të bëra nga këshilltari shtetëror i Kinës dhe Ministri i Jashtëm, Uang Yi, diplomati më i lartë i vendit, i cili paralajmëroi të hënën se konfrontimi midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të shkaktonte vetëm humbje për të dy palët.

Uang Yi, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me një grup drejtuesish biznesesh amerikane në Nju Jork, disa orë pasi SHBA vendosi raundin e fundit të tarifave.

Ai u tha përfaqësuesve se “disa forca amerikane po hedhin akuza të pabaza ndaj Kinës mbi tregtinë dhe sigurinë, duke krijuar ndjenja konfrontuese dhe duke helmuar atmosferën e lidhjeve dypalëshe.”

Vetëm një ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha në programin televiziv “Fox News Sunday” se “ne do ta fitojmë atë” kur u pyet për luftën tregtare që Trump lançoi në korrik për të ndëshkuar Kinën, për atë që ai e konsideron praktikë tregtare të padrejtë.

“Ne do të marrim një rezultat që e detyron Kinën të sillet në një mënyrë që, nëse duan të jenë fuqi, një fuqi globale, duhet të kenë transparencë, sundim të ligjit. Ju nuk mund të vidhni pronën intelektuale”, tha Pompeo.

SHBA kishte ftuar negociuesit kinezë për tregtinë në Uashington për të rifilluar bisedimet më herët këtë muaj. Vizita e mundshme u rrëzua fundjavën e kaluar pasi Trump, duke përmendur mungesën e përpjekjeve kineze për të adresuar shqetësimin e tij për mbrojtjen e pronës intelektuale amerikane, vendosi të shkonte përpara me tarifat e reja.

Para së hënës, të dy vendet kishin vendosur tashmë një tarifë prej 25% për mallra me vlerë 50 miliardë dollarë, por raundi i fundit i tarifave pritet të godasë njerëzit mesatarë në të dyja anët pasi mijëra objektiva tani përfshijnë jo vetëm sendet industriale, por gjithashtu edhe produktet e konsumit.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Ekonomia kineze,eshte rritur vertet,por ama,ajo ne thelbin e saj eshne nje lloj piramide transparente (e padukeshme).Amerika,kete kerkon te beje,kete “piramide”,ta beje te dukeshme,bile edhe per vete kinezet.Interesante eshte ,se Kina,ruan te njenjtin qendrim, (ne princip)sic edhe ne kohen e komunizmit,te cilin ajo (Kina),nuk e ka braktisur,por ndjek anet pozitive te tij,duke i nderthurur,me disa ligje te “kaptalizmit”Pikerisht,kjo ndrthurje,eshte “piramida e pa dukeshme”,qe amerika,kerkon,ta “korrigjoje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *