• |
ide | kryesore

U denoncuan duke marrë ryshfet, pranga për dy inspektorët e AKU-së

Lajme, Të fundit



Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës janë ndaluar nga policia, nën akuzën e ryshfetit. Në pranga përfunduan Arben Gupi 51 vjeç dhe Medi Çela 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç, banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

“Më datë 18.09.2018, shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8 000 lekë të reja , me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno – sanitar”, sqaron policia, pas publikimit të rastit në “Fiks Fare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *