• |
ide | kryesore

Basha: Pse nuk mund të bëj thirrje për ta rrëzuar Ramën me dhunë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk mund t’i kërkojë shqiptarëve që të rrëzojnë me dhunë Edi Ramën, pasi kjo do të ishte grusht shteti.

Basha u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk duhet vënë në diskutim qëllimi i tij për rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Sipas kryetarit të opozitës, rrëzimin me dhunë të Ramës mund ta bëjë vetëm populli.

‘Që unë dua që Rama të rrëzohet që sonte këtë mos e vini në diskutim! Por kryetari i opozitës nuk mund të bëjë thirrje që të kërkojë rrëzimin me dhunë të Ramës. Rrëzimin qoftë dhe me dhunë të Ramës mund ta bëjë populli. Qëllimi i partisë politike është të bindë popullin dhe ti ofrojë alternativën. Unë po paraqes para shqiptarëve alternativën për të shkatërruar këtë sistem. Sepse edhe nëse ikën Rama, por po ngelën bandat, oligarkët dhe këto media të blerë, ngelemi sërish aty ku jemi. Alternativa jonë nuk merret vetëm me Ramën, por me gjithë sistemin. Po të bëj thirrje për të rrëzuar Ramën me dhunë është grusht shteti. Po të dalë populli atje, është forca e sovranit. Unë se kam problem që të thërras që nesër 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë. Por nëse del vetë populli, atëherë ata i thonë Ramës largohu nga zyra sepse e kërkon populli’, – u shpreh Basha.



5 Comments

  1. E para nuk ke bythe fare e dyta nuk te bindet asnje nga partia e treta nuk te mbeshtet opinioni publik e katra nuk bind dot faktorin nderkombetar dhe e fundit e ke duart me gjak.tani dil e sqaro dokumentin e fundit qe doli nga Serbia,kush je ti lulzim basha?

  2. Ne sulmin e kuqaleve, si dikur,, qe per te denuar ata qe se donin komunizmin, i quanin spiune, e keshtu p veprojne perseri, se meqe e shohin se barka rilindase, eshte e mbytur ne maskaralleqe qe vetem keta dine ti bejne, dalin si komentues paemer, guerrilas per te fryre opinionin me kesi shpifjesh bastarde, qe u kane ikur kohet, e qe keta te poshtrit rilindas po hedhin ne propaganden e tyre kunder opozites. Shikojeni se si thone” s;te mbeshtet opinioni publik…. po ke po shtypni e rjepeni ju, a nuk eshte populli? Kush po varferohet, e shtypet, e genjehet. a sjane populli>? Po ju kush jeni qe keni sigurine e sondazhit? Ju jeni vetem mashtruesit, genjeshtaret, e hajdutet qe bashkepunoni me bandat,,,,e pra,,,, kete sot ky popull e ka te qarte.

  3. Mo po Basha nuk ka bythe apo eshte kriminel..!!? Ndajeni mendjen kur ta etiketoni se sikur nuk shkojne te dyja..

  4. Te ishte Saliu jam dakort me 10 mije vete sepse jane rrugacet qe kane mbushur burgjet anembane,por per kete karin nuk ka ne bote njeri qe ta levizi bythen(ndoshta me pare),po PS sa mund te nxjerre???? lufte civile?Po ta mbajti bytha shko ne votime ,por atje je i humbur komplet sepse eshte fara qe hodhe gabim zoteri qe ne fillim.Me Gazideden dhe Priftin as ne hale nuk vete me,ndoshta trimat e Bukoshit(si dikur) jane gati per lufte??? ku i dihet ?Hiqeni kete karuc qe PD te fitoje sepse ketij i mungon shpirti i udheheqesit,e ka qyl nga familja.Le ta mbajne kete martalloz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *