• |
ide | kryesore

Denoncimi i oficerit për përdhunimin, Paloka: Rama hesht për të mbyllur skandalet e tij

Lajme, Të fundit



PD ka dalës sot në një deklaratë për mediat për të denoncuar heshtjen e kryeministrit Rama në lidhje me atë që ajo e quan skandal i denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu. Në një dalje nga selia blu, deputeti Edi Paloka thotë se heshtja është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Reagimi i Palokës

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.

·      Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;
·      Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;
·      Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,
i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;
·      Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale,

flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar :

· për të sulmuar denoncuesin e krimit
· për të prishur provat
· për të intimiduar dëshmitarët
· për të kërcënuar gazetarët,

siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.

Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.



4 Comments

    1. O shoku rilindas ti pse je kokëloqe vetë dhe je i rrethuar me të tjerë si vtja i pandeh të gjithë si ti

  1. Rama nuk po hesht, por po akumulon e mendon se ne c;menyre do mund te rreshqase, e si te mund te ja veshe opozites kete histori krimi . Degjojani zerin, se mbas konsultimeve me grupin gebelsian, do dale me permbledhje argumentesh shpifes e arrogane ne sulm te PDse,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, Avash se s;kemi degjuar, e pare akoma rreshqitjet e ketij kallami te rreshqitur,,,

  2. Edin eshte per ta patur frike se te kafshon, po per llogjiken e politikes, e ndjenje njerezore, ky ta ha pa dale. Trute e tije ushqehen me ilacet e porositura per te frenuar skicofrenine, a e dini, a po se dini,, keshtu ka qene qe kur luante sport. Kush ta besoi, mire, kush mos ta besoi ,te shohe kartelat e vizitat e asaj kohe. Ti bejne mire stimulatoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *