• |
ide | kryesore

Korrupsioni me targat, arrestohet zyrtari dhe sekseri në Tiranë

Lajme



Një zyrtar i drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë dhe një sekser kanë përfunduar në pranga, pasi i kanë kërkuar para një shoferi në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Operacioni i koduar “Targa e Bukur”, çoi në pranga Arjan Elezin, banues në Tiranë, specialist pranimi në sallën e regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor), si dhe 31-vjeçarin Sefer Myftari, banues në Tiranë, në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundërligjshme”, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *