• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Prokuroria të marrë në mbrojtje vajzën e dhunuar nga djali i deputetit

Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kërkuar prokurorisë të mos heshtë por të hetojë ngjarjen e fundit që ka të bëjë me dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi i kërkoi prokurorisë e policisë të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun, vajzën që denoncoi Rexhep Rrahjan, djalin e deputetit Rrhaman Rrahja. Por, Kryemadhi ka kërkuar reagim edhe nga shoqëria civile dhe organizatat që mbrojnë gratë.

“Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohet, i bëj thirrje prokurorisë dhe segmentet e shtetit që ndihen të pa inkriminuara, për të gjithë situatën që është përfshirë, sot, të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun. Prokuroria duhet të hetonte se kush ishin ata persona që e çuan në atë TV. Nuk më shqetëson apo më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje sepse më parë se të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, duhet të thotë nëse qëndron se djali i deputetit të PS jo vetëm që ka kryer këtë krim por është i kërkuar nga drejtësia. Drejtësi që është e kapur edhe nga djali i deputetit të PS”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo i bëri më tej apel shoqatave të merren me këtë rast.

“I kërkoj organizatave e grave të mos heshtin pro të denoncojnë dhunuesin e saj. I bëj thirrje shoqatave të grave, figurat publike që i kemi dëgjuar shpesh në TV se ja ku kanë një rast flagrant. Ky është rasti që nuk ka përfunduar me snajper në lule të ballit, port që e kanë detyruar të dalë në një intervistë dhe të mohojë rastin. Bëj thirrje që Xhisela të merret në mbrojtje”, tha Kryemadhi.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu