• |
ide | kryesore

Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela Maloku, u rrah dhe u dogj me cigare!

Lajme, Të fundit



Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve. Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh.”

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispozicion prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj.

 



5 Comments

      1. i pa emer ne pd motrat i dojn si motra ,üo ashtu femijet e mitur.e nuk jan si ju qelbesira qe te i qoni tek xhelili,e zyrat e koqos nen e bij,apo femij te mitur roshit e balles per perdhunim ne grup,apo ketij rrajes per perdhunim e djegje me cigar.jen rrac e dhjer stalini si rama qe i la njeren grua kristaqit,tjetren quqit e te veten i bleu xhillarit.ik o qenef negjmije ik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *