• |
ide | kryesore

Mbetet në burg ish drejtori i hipotekës Shkodër, mori nëndorë 5 mijë euro

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës lë në burg Zamir Lekën, ish drejtorin e Hipotekës Shkodër, ndërsa për juristen Frida Mirashi është lënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.  Avokati mbrojtës kërkoi masë më të lehtë sigurie për ish drejtorin e hipotekës por nuk u pranua nga gjykata.

Kreu i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, akuzohet se ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar sipas prokurorisë se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *