• |
ide | kryesore

Tuna përlotet gjatë emisionit, tregon arsyen (Video)

Paparazzi, Slider


Tuna ka folur me detaje rreth jetës së saj pas një pause të gjatë nga lindja e djalit Tian. Gjatë intervistës së këngëtares në “Prive” kemi parë disa fragmente se Tuna është  përlotur. Nuk është specifikuar se në cilën pjesë të intervistës ajo ka derdhur lot por në ato momente Tuna është shprehur se: “S’ka hajgare me ndjenjat”.

Ajo është ndalur më pas tek shtatzënia dhe ndjenja e saj si nënë ku tha se:

“Jam munduar të jem feministe me tematikat e teksteve të mia me këngë të ndryshme dhe vetë karakteri im ka qenë pro femrave megjithatë ndjenja e vërtetë më ka kapur pas shtatzënisë. Tani gruan e kuptoj ndryshe, ne që jemi në rolin e nënës kuptohemi më mirë. Tiani gjithashtu më ka ndryshuar në shumë aspekte të jetës dhe ka prekur edhe karakterin tim”- është shprehur këngëtarja dhe mesa duket pas këtyre fjalëve ka shpërthyer në lot.

https://youtu.be/oMoCY-15AAM


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *