• |
ide | kryesore

Patris Berisha flet për herë të parë për thashethemet e ndarjes nga Tuna

-Instant, Paparazzi, Slider



Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.
Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Patris Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në Soiree me Jonida Shehun së bashku me vëllain e tij Robertin.

Përballë një pyetësori nga Jonida Shehu, ata nuk kanë shpëtuar dot nga disa pyetje “të vështira”.

“Kush nga ju të dy është single tani?”, ka qenë një ndër pyetjet që u bëri Jonida.

Robert Berisha ishte i pari që u përgjigj pa hezitim dhe pranoi që “Unë kam që dy vite që jam single”.

Ndërsa Patris Berisha nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *