• |
ide | kryesore

William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës

Paparazzi



Elizabeth Gutiérrez ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga William Levy në intervistën ekskluzive për “Hola!”.

Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime di të them se nuk ka qenë kurrë arsye mungesa e dashurisë, por mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që isha 20 vite më parë, kur ai më takoi. Ajo që duam në këtë moment është e ndryshme.

Do e dua gjithmonë, do ia uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë, nuk ka rëndësi nëse jam apo jo me të, përherë do dua ta shoh të lumtur”, deklaroi Elizabeth.

Pas kësaj interviste, ka reaguar në mënyrë indirekte edhe William Levy me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet vetëm dhe shkruan: “Është çështje kohe”.

Kujtojmë se çifti ishin bashkë prej 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë, djalin 18-vjeçar Christopher dhe vajzën 14-vjecare Kailey



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *