• |
ide | kryesore

Kujtohet policia, merr në mbrojtje Xhisiela Malokun

Lajme, Të fundit


Pasi ia kanë refuzuar denoncimin në disa komisariate në Krujë dhe në Tiranë, pasi e përcillnin me këshillën se “kush të rreh të do”, policët kanë vendosur të marrin në mbrojtje 25 vjeçaren Xhisiela Maloku.

Në fakt nuk dihet se a do t’ia arrijnë ta mbrojnë vajzën jetime që jeton me nënën dhe motrat nga fisi Rrahja, të cilët nuk e patën për gjë të kërcënojnë oficerin e policisë gjyqësore duke i treguar se Komisariatin e Krujës ata e shkrijnë kur të duan.

Gjithsesi vendimi është marrë shumë vonë. Tashmë vajza është “e bindur” dhe është “e pajtuar” me Rexhep Rrahjen dhe nuk pranon të flasë më për asnjë media për historinë e saj të tmerrshme, që e ka treguar në komisariatin e Krujës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *