• |
ide | kryesore

Gjykata jep vendimin për Rrajat e dhunës me shkopinj në Krujë

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata



Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Në qeli do të qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja.

Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga gjykata. Ata u akuzuan për për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.  Pronari i lokalit në Fushë Krujë ku ka ndodhur ngjarja u akuzua se nuk e ka kallëzuar krimin dhe se ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamerat e sigurisë.

Një ditë më parë u arrestuan edhe 4 persona të tjerë të cilët pritet të dalin të hënën para gjykatës. 6 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim. Mes të kërkuarve janë Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja.

Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Policia ngriti postoblloqe mbrëmjen e djeshme në hyrje e dalje të Krujës dhe kontrolloi makinat me xhama të zinj, por ende nuk ka rezultate për personat e shpallur në kërkim.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.   ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Kur te shkojne mbas hekurave i vellai dhe ai i biri vet maskara , mund te fillojme te pranojme se dicka po ndodh. Deri tani zhurme dhe te bertitura kemi degjuar.

  2. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.As 24 ore nuk kaluan dhe u burgosen 4 te paret

    1. Po akuza per prishje te rendit dhe qetesise publike …????
      Sipas prokurorit keta jane grindur si adoleshente dhe per çeshtje banale.
      Ata kriminele jane nis me e vdek burrin e botes dhe prokurori thote “plagosje me dashje dhe armembajtje pa leje”.

  3. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes. 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *