• |
ide | kryesore

Cranberries festojnë 25 vjet karrierë, publikojnë këngën e padëgjuar të “O’Riordan (Video)

Paparazzi, Slider



Për të lançuar projektin që celebron 25-vjetorin e debutimit, që ndodhi me albumin “Everybody Else Is Doing It, So Why Can’t We?”, në vitin 1993, “Cranberries” publikuan një këngë të padëgjuar më parë, “Íosa”.
Bëhet fjalë për një këngë speciale, sepse na risjell zërin e Dolores O’Riordan, e cila ndërroi jetë më 15 janar, por edhe sepse këndon në gjuhën e saj, atë irlandeze.
Titulli përkthehet “Jezus” dhe gjithë teksti i këngës mund të konsiderohet një himn për fenë katolike, një lutje që këngëtarja i drejton Zotit, që mos ta braktisë kurrë: “Mos më lër asnjëherë vetëm”, -lutet O’Riordan.
Përmbledhja muzikore pritet të dalë më 19 tetor. Përveç këngëve të albumit të parë të “Cranberries”, do të ketë edhe ato që nuk janë futur asnjëherë në asnjë prej albumet e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=ZDwcf534hoU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *