• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Gjinar, në fshatin Zavalinë.

Makina fuoristradë me të cilën udhëtonte shtetasi T. D. ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, pasagjeri F. D., 40 vjeç, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *