• |
ide | kryesore

Akuzat e PD-së për fshirje të pamjeve filmike, reagon Xhafaj: Zot i çështjes ‘Xhisiela’ është Prokuroria

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshe ka reaguar lidhur me akuzat e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për fshirjen e pamjeve filmike të komisariatit të Fushë Krujës, ku duken deputetët Taulant Balla e Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku Artur Bushi, për t’i bërë presion policisë që të ndalojë arrestimin e Rexhep Rrajës. Përmes një deklarate, MB thotë se PD po deformon faktet dhe po hedh baltë mbi Policinë e Shtetit. Më poshtë deklarata e plotë:

Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.

Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.

Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.

Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.

Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura.



12 Comments

  1. PO PO Prokuroria qe fjeti gjume dy muaj.Shiko komisariatet se jane kthyer baza te krimit or vllai i gonit.

    1. Paskan dal kta komentuesit me pagese te PD me sa po shikoj. E moret sufllaqen per sot mo? Kush ben 2 komente ka edhe coca cola

  2. o Njerez te ndyre dhe te poshter qe silleni sikur do rroni njemije vjet. Po si skeni nje fije nder dhe integritet por dilni pa pike turpi dhe mashtroni. Po atij mileti mire ja beni perderisa nuk cohet e tju marri zvarre sic moren Kadafin

  3. Edhe ju sa kara qe keni. Me thoni nuk asnje te mire kjo qeveri? Me thoni ke ka arestuar apo ka fut ne burg pd si kapen sote police.prokurore edhe gjykates.etj. po jeni nja 5 kylysha te pd edhe mendoni sikur jeni 100 000 vete ate lulin tuaj rama e ka qire edhe e qine akoma po me e kewia eshte se e qine edhe monika lulin me vibratore. Sote po vine era shtet edhe te jemi te ndergjegjshem sjemi me si kabuli qe la pd.
    ( motren kush me shane?)

    1. agron sot rraja ne burg ue paska ber mut ne sahon qe ti ta han.ke burgpsi ore sajmiri lir,ndoket po,artur bushi i lir,roshi i lir.ik agron se po te pret nji sahon.

    1. Cfare thua aman .kam 20- qe sjetoj ne shqiperi edhe sme plas kush eshte.por qe ka nje ndryshim kolosal me ate qe la pd kjo eshte sibuka qe hame. Ari o bole pa bole aman vetem shko 3 muaj ne shkolle edhe meso shqip se as ai nga siria qe jeton ne shqiperi flet edhe shkruan me mire

  4. Denoncimi eshte konkret. Akuzohet qe ne dt 21 korrik, ne komisariat ka qene dhe Tauland Balla. Eshte e tende se Balla eshte nr 2 i PS. Mqse denoncimi eshte konkret , arehere duhet nje pergjigje konkrete nga ana e shtetit, ska rendesi prokurori apo polici. Per kete duhet te shihen kamerat, ose te kontrollohen qelizatve tel te Bashes. Keto procedura nuk duan me shume 5 ore kohe.
    Hallakatje e muhabeteve, si topi nga ketu atje e ku di une, vetem shton mjergullen dhe dyshimin. Jepni o njerez nje pergjigje, dhe mos u fshini pas gishtit.

  5. @Agron kur ke 20 vjet jashte shtetit ku pidhin e sateme e kupton ti qe ketu ka shtet ,hajde ketu dhe ta shohesh te sateme nga ke dale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *