• |
ide | kryesore

Paditet trupëroja e Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Kompania e sigurimeve që ka paguar Kim Kardashian, pasi i vodhën në Paris bizhuteri me vlerë miliona dollarë dy vite më parë, ka paditur ish-truprojen e saj.

Grupi Ndërkombëtar Amerikan, i njohur edhe si AIG, ngriti një padi të mërkurën në Delaëare kundër Pascal Duvier dhe kompanisë së tij Protect Security duke kërkuar 6.1 milion dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Kompania e sigurimeve pretendon Duvier dhe firma e tij e sigurimit ishin të pakujdesshëm, neglizhentë, nuk arritën të mbronin, siguronin, monitoronin, inspektonin apo vëzhgonin Kim dhe apartamentin ku ajo po qëndronte për Javën e Modës së Parisit në tetor 2016, sipas padisë.

AIG thotë se të pandehurit e lanë Kardashian West vetëm në dhomën e saj dhe nuk arritën të adresonin dhe korrigjonin disa shkelje të sigurisë, duke përfshirë një thyerjen e bravës dhe mungesën e energjisë elektrike.

Kompania gjithashtu thotë se personi që ruante në ndërtesë nuk kishte asnjë trajnim të sigurisë.

Kardashian u mbajt nën kërcënimin e armës dhe iu grabitën bizhuteri të ndryshme me vlerë rreth 10 milionë dollarë nga pesë burra të veshur si oficerë policie, tha Ministria franceze e Brendshme.

Zyra e prokurorisë së Parisit tha se një unazë me vlerë 4.49 milion dollarë dhe një kuti me bizhuteri me vlerë rreth 5.6 milionë dollarë u vodhën.

Një burim tha për CNN se gjatë asaj kohe, bodyguardët ishin me motrat e Kim në një klub nate por nuk specifikonin nëse aty ishte Duvier.

Duvier, shefi ekzekutiv dhe kryetar i Protect Security, ka qenë konsulent i sigurisë për një numër të madh njerëzish të famshëm, si këngëtarët Ciara dhe Black Eyed Peas, përveç anëtarëve të tjerë të familjes Kardashian-Jenner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *