• |
ide | kryesore

Trump shuplakë demokratëve, republikani Kavanaugh mandat të përjetshëm në Gjykatën e Lartë

Planet



Senati amerikan ka miratuar nominimin e Brett Kavanaugh, si gjykatës në Gjykatën Supreme. Mësohet se Senati miratoi emrin e Kavanaugh me 50 vota pro, ndërsa mandat i gjyqtarit në gjykatën më të lartë të SHBA-së është i përjetshëm.

Emri i Kavanaugh ishte përfolur javët e fundit për shkak të akuzave të nisura drejt tij nga disa gra, të cilat e kanë akuzuar për ngacmime seksuale. Ndërkohë, vet Kavanaugh hodhi poshtë këto akuza.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi hetim të FBI-së lidhur me këto pretendime, ndërsa më pas Agjencia ia dorëzoi Komitetit të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë raportin me të dhënat e kërkimit. Po ashtu, kundër zgjedhjes së Kavanaugh protestuan edhe qindra persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *