• |
ide | kryesore

Zbulohet FOTO/ Kush është Fredi Alizoti, fieraku që thotë se luajti rolin e Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit



Kur lapsi.al publikoi të hënën pjesë nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka hetuar skandalin e audio-përgjimit të Agron Xhafajt ra në sy një emër, Fredi Alizoti. Ishte përfolur edhe më herët se një person ishte vetofruar se kishte “luajtur rolin” e vëllait të ministrit të brendshëm në telefonatën e bërë publike nga PD, por deri tani nuk dihej identiteti i tij.

LEXO EDHE:

Babalja ka folur me një aktor? Dyshimet mbi variantin e prokurorisë

Laboratori anglez/Si u rrëzuan një nga një alibitë e Ramës për vëllezërit Xhafaj?

Pak ditë më parë prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Albert Veliun i njohur si “Dëshmitari X” apo “Babalja” i cili aktualisht ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar azil. E njëjta masë u kërkua edhe për Fredi Alizotin nga Fieri, por policia nuk njoftoi nëse ky person ishte arrestuar. “Detyrim paraqitje” ishte masa për gazetarin Jetmir Olldashi.

Këtë të martë Alizoti u paraqit në seancën e verifikimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i tij tha se Alizoti ka bërë një marrëveshje me prokurorinë dhe se e ka pranuar akuzën e “kallëzimit të rremë”, por nuk zbuloi arsyet e kësaj lëvizjeje të klientit të tij. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E ka vene re njeri qe sala nuk eshte ngaterruar fare me keto loqizmat e babales asnje deklarate asnje postim as gje prej gjeje…. mos po mendon rikthimin??????? Mos e kuptoj me ne fund qe luli eshte merre me leng……

  2. Pse kur ka ik ndonjeher VAMPIRI? Ai fle diten por zgjohet per gjak naten. Shikoni sa keq do behen ushtaret e VAMPIRIT tani.

  3. Ore gushekuqe, sa bukur i kendoni psikopatit, por i mbani edhe iso ne kondraversin e tije politik e mendor. Ju gushekuqe ju falet se servilizmi eshte geni tuaj, dhe tere izmat e tjera qe ju i keni ne gjakun e rirrjedhes ne tepsine e qelbasur qe e mba si timon ky psiko rrenegat komunist. THirrjuni mendjes o kriminele, o narkomane, bandite e hajdute, keto ju kane ngelur, e keshtu ini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *