• |
ide | kryesore

Ishi i Meghan Markle i jep fund beqarisë fill pas dasmës mbretërore

Paparazzi, Slider



Mos harroni që ditën e sotme të provoni edhe një llokum në nder të Trevor Engelson, sepse ai është martuar! Tani do të pyesni se kush është ky?
Ok, po ua shpjegojmë shumë thjeshtë! Ai është ish-bashkëshorti i Meghan Markle, i cili kishte kënaqësinë që të ishte i martuar me të nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Dhe disa muaj pas dasmës mbretërore, Trevor i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë, dashurinë 1-vjeçare me partneren Tracey Kurland.
Por ndryshe nga ish-bashkëshortja e tij që u martua në sy të gjithë botës, dasma e tij ishte shumë intime dhe me pak të ftuar në Californi.

“Dhëndri dhe nusja dukeshin shumë të dashuruar me njëri – tjetrin dhe shumë të lumtur. Gjithë eventi, ishte në nder të tyre” – thanë burime për “Dailymail”.

Tracey është me profesion dietologe dhe gjithashtu, është pakëz trashëgimtare e pasurisë prej 200 milionë dollarëshe nga i ati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *