• |
ide | kryesore

Mavraj kapiteni i përhershëm i kombëtares

Sport



Ishte çështja që kishte shqetësuar ambientin kuqezi në javët e fundit, por pas njoftimit të teknikut Christian Panucci se vetë futbollistët do të zgjidhnin kapitenin e tyre në bazë të vlerave që kanë në sytë e tyre dhe tani vjen konfirmimi: Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i përhershëm i kuqezinjve.

Mbrojtësi 32 vjeçar i Aris është zgjedhur nga shokët si lider i dhomave të zhveshjes dhe në fushë.

Mavraj do të jetë kështu pasuesi i Lorik Canës, pas të cilit shiritin e mbajtën pak ndeshje, Hysaj, Agolli e Hyka. Ndërkohë do të mbajë shiritin në miqësoren me Jordaninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *