• |
ide | kryesore

Numri dy i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë në zyrën e Fatmir Xhafës

Lajme, Të fundit

Minstri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur Zv. Presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler në Tiranë. Në takim u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, ndërsa Xhafaj shprehu mirënjohjen për projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore.

Fatmir Xhafaj: “Bashkëpunimi deri më sot ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej.”

Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë.

Peter Henzler: “Ne, duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar.”

2 Comments

  1. Ky eshte gjermani eshte i shitur te sorros. E kam par vet kur merte valixhet nga ai. Dhe e degjiva kur i tha ma ki kujdes ate ceshtjen e shqiperis. O I KORRUPTUAR. Keshtu jan te gjith keta te huajt, zoti na ruajt prej ketyre. E zoti te bekoj keta tanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu