• |
ide | kryesore

Plagosja me pistoletë e adoleshentit, pas të atit kapet dhe i biri

Lajme, Të fundit



Kapet autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Pas disa orësh ndjekjeje intesive policia kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh., i cili mori një plumb në këmbë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *