• |
ide | kryesore

Varrosen në Këlcyrë eshtrat e 573 ushtarëve grekë (FOTO)

Lajme, Të fundit

Në Këlcyrë u mbajt ceremonia e varrosjes së eshtrave të 573 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që u gjetën në fushën e Dragotit.  Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte e pranishme Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, ndërsa media u mbajt larg. Por në pamjet e siguruara dhe sipas informacionit të konfimuar, nuk morën pjesë familjarë të viktimave.  Më herët, në korrik të këtij viti, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të rënëve të tjerë.

Të enjten, Ministrja e Jashtme greke tha se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.  Ndërkohë kërkimet e eshtrave do të vazhdojnë në zonat e Kosinës, Këlcyrës dhe Përmetit, sipas vendimeve përkatëse të komisionit dypalësh të ekspertëve, njoftoi më tej Ministria e Jashtme greke./ora news

5 Comments

  1. Ca’ behet ketu
    Ca’ varresh beni ne kelcyre
    More u befshi lemsh
    Le ti marrin ti varrosin ne toke te vet
    Eshte pak larg se duhet te kalojne edhe camerine
    Po’ avash avash ti cojne atje
    Ku te afermit ti qajne
    Se Tani gerrket duan edhe nje qishe afer varrezave
    Edhe gerrket te vijne te bejne pelegrinazh due te thone eshte toke greke.

  2. Sa me qejf e kane keta grekerit te varrosen ne Shqiperi mor burre. Mos ndoshta ky dheu jone i mban me ngrohte????? Haaaaaaaaaa

  3. PO Kelxyra eshte toke greke apo shqiptare? Nuk kuptohet se perse na qenkan vrare mavite, a per te na ndihmuar ne nga pushtimi, apo jane edhe keta greke pushtues. Pra ne token tne varrosen greket,,,po si kur te kerkojne turqit, austriaket, francezet, italianet, ne sa metra toke do mbeste shqiperia? Kush i ben keto lojra me varrime, sepse neser do dalin e te na thone ajo toke e shte greke. Pak pretendim ka greku, apo pak ka marre greku? Ne jemi te neperkembur, popullsine e shperndare, tokat qe me Camerine, e diber te madhem e Kosove, e ne mal te zi, gjithandej i kemi tokat, e shqiptaret, por ne fakt skemi asgje, dhe kete qe kemi duan te na i marrin. Shprese vetem ne zot, se zot per kombin jane bere tradhtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu