• |
ide | kryesore

PD vë në dyshim fjalët e Xhisielës, i përmend makinën syzet Gucci, IPhoneX

Lajme, Të fundit


Në argumentimin që avokati i Rexhep Rrajës bën për ta bindur Gjykatën e Apelit që klienti i tij të lirohet nga burgu, ai thekson normalizimin e marrëdhënieve me Xhisiela Malokun.

25 vjeçarja nuk ka më ankesa, nuk denoncon më dhe as nuk flet më kundër Rexhep Rrajës. Përkundrazi ajo ka kërkuar lirimin e tij, duke mohuar të gjitha akuzat, megjithëse rrezikon vetë të burgoset.

Pikërisht për këtë lëvizje mes denoncueses së djeshme dhe bashkëpuntores së sotme të Rrajave, Partia Demokratike ka vendosur ta sulmojë Xhisielën përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa.

Nga profili i saj në Facebook, Zhupa nuk e sheh më Xhisielën të kërcënuar, por si të shitur tek Rrajat me çmimin e makinës, syzeve Gucci, apo celularit IPhone X.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përsëri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj? Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro. Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?! A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim”, shkruan Zhupa në një postim në Facebook.


11 Comments

  1. Merreni dhee te vere mu ne te semes kjo per venjen ne loje te policise me denoncimet qe ka bere gjithmone sipas kesaj diteve te fundit ,per kallzim te rreme,per prishje te hetimeve per dhunuesin dhe venjen e tritolit .

  2. lAPSI, PD nuk sulmon Xhiselën, përkundrazi, PD sulmon ata që e kanë detyruar Xhiselën të bëjë deklaratat që i dimë tashmë.

  3. Mos u merrni me me kete cope mishi megjithese ra viktime e politikes.Ka shume probleme e ngjarje principale ne kete vend per analiza. Kryesore mbi te gjitha HAPJA E NEGOCIATAVE PER ANETARESIM NE BE. Tung.

    1. O shoku kaq naiv je sa që akoma beson në çeljen e negoiatave me këtë qeveri lapangjozësh?

  4. xhisiels esht prostitut e rrajes,balles dhe rames,esht kafsh per keta ,e ushtrojn sadizmin rilindja.tash qe mos te dal me shum ne drit ,po u kerkoi xhisiela edhe aeroplan privat i blejn.po kush te hetoj pela marku

  5. Aftesia, per prapaskena, e alibi e ketyre felliqesirave ua kane zili edhe diktatoret afrikane. Keta jane ne gjendje tua prishin mendjen edhe sheikeve qe ti blejne me para, e jo me surrogato nikle, e me th e te thashe edhe per aktoret e rreme,qe luajne rolin kur i paguajne keta. Erndesi ka xhesti, menyra e veprimi i qeveritareve ne keto ngjarie, prandaj duhet te shembet ky sistem i degjeneruar.

  6. Sa mirë ja paskeni numeruar llogarite kesaj po pse nuk bene llogarite e politikaneve nga I Pari tek I fundit ta shikojme a jeni me te ndershem dhe ju

  7. rexhepi po qe burr duhet ti a tregoje mire xhisieles vendin per kete diskreminim qe i beri atij dhe familiesse tij .nese nuk e kishte dhunuar si luajti ajo me presligjin e ketyre njerezve. duhet hetuar mire dur ishin mese 1 vit te ndare perse e beri pyes edhe nje here per pra e beri vetem ter leke duke disinformuar orinionin puplik se shpejti pas dalies se dkjalit te tyre nga burku ti tregoje vendin kesaj prostitute dhe ti kerkoje demshperblimin moral te families se tyre te nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *