• |
ide | kryesore

Korrupsioni në Hipotekën, apeli lë në burg ish-drejtorin: Më lironi, kam gruan shtatëzënë

Lajme, Të fundit

Do të vazhdojë të qëndrojë në burg ish-drejtori i hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion.  Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” Lekën. Ndërkohë për ish-juristen Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare. Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

 Ish-drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu