• |
ide | kryesore

Pse Edi Rama ka filluar të tallet me Taulant Ballën?

Arkiva, Kryesore



U bë e disata herë që si në takime publike, si në paraqitje mediatike kryeministri ka kthyer në objekt talljeje kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. Kur u pyet nga gazetarët për mbylljen e basteve për të favorizuar kazinotë online, Rama ia ktheu me shpoti: “Po pse këto online i ka Taulanti”. Ndërsa sot gjatë një takimi në Laprakë duke folur me një nënë me 5 fëmijë lëshoi batutën: “Pesë kalamaj mund të bëjë vetëm Taulanti”.

Kjo mënyrë shpotitjeje po bëhet pasi PD e ka vënë Ballën në qendër të akuzave të saj për lidhjet me krimin. Edhe javën e shkuar në emisionin “Opinion” kur u përball me gazetarët deputeti i Librazhdit doli blof në më shumë se një rast. Aty pothuajse u vërtetuan lidhjet e tij me të dënuarin për trafik droge Edmond Bego dhe dolën blof alibitë që i kishte treguar publikut Balla. Një gjë e tillë thuhet se e ka pezmatuar pafundësisht Ramën. Një burim i afërt me kryeministrin pohoi për Lapsi.al se ai ishte shprehur se në “Opinion”, Ballës “i ishte ngritur një pritë, dhe ai ra në atë kurth” (lexo shkrimin poshtë).

Katër alibitë e djegura të Taulant Ballës

Ky degradim i shpejtë i emrit të Ballës, që figuron edhe në përgjimet e prokurorisë për manipulimin e dëshmitarit Fredi Alizoti, që akuzohet edhe nga oficeri Emiliano Nuhu se e ka kërcënuar, e nxitur kryeministrin ti vërë gjoksin shpëlarjes së imazhit të tij. Dhe Rama ka zgjedhur mënyrën që ti ai të bëjë më mirë, atë për mes sarkazmës. Duke thënë se Taulanti është edhe tek bastet online se vetëm ai është i aftë të bëjë nga pesë kalamaj, kryeministri do të zhvlerësojë akuzat e opozitës që e rendit emrin e Taulant Ballës në të gjitha skandalet kriminale të vendit.

Por kjo lojë me humor, më shumë sesa e shfajëson e bën më të dyshimtë figurën e Ballës. Sepse po me të njëjtën metodë Rama ka mohuar edhe ekzistencën e avionëve të drogës (mushkonja) edhe akuzat për dënimin me emër tjetër të Ervis Roshit (ta shofi Basha kur të dali i pastër).

Prandaj si metodë e konsumuar nuk mund të thuhet me siguri, nëse mbrojtja me anë të sarkazmës e zbardh apo e nxin më keq imazhin e krisur të Taulant Ballës.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Ja postimi i Spahisë:

    Edi Rama dekonspiroi “super” aksionet e policise te iniciuara nga partneret e huaj. Naten perpara ne emisionin Zone e Lire ai lajmeroi miqte e tij kriminele:

    “Edhe neser edhe pasneser flas neser pasneser jo ne te ardhmen; edhe neser edhe pasneser do te kete goditje te reja, do vazhdojne goditjet”

    Kesaj i thone, ikni se do vijme tju kapim!

  2. me qart se ikni nuk ka ku shkon qe rama u thot shokve te vet,po ket gje beri dhe xhafa kur tha para 4 ditesh mbabi celularet hapur se ne po vijm por ju drogen largojeni dhe ballen po e po ,se pastaj del rama e olsi,xhafa e doshi.ket vertetoi gominja e kapur sot por dihet pasi kish trafikuar ose zhdukur kokainen.

  3. Po sulmoni gjithkend por nuk ofroni asnje alternative. Kush do jete minister transporti, Paloka? Drejtesie Strazimiri? Arsimi Flamur Noka? Më mire keta qe jane.

  4. Belgjika nejti 2 vjet pa qeveri dhe cfar ndodhi? Asgje. Ne na duhen qeverit me vjedh, se ndryshe nuk dine si te punojne drejt.

  5. Talljen me të gjithë Rama e ka vesin e tij më të dukshëm e nuk më duket se me atë farë humori të trashë batutash për Ballën, po e tallka ate.
    Ajo që nuk kupton Rama, është se pjesa më e madhe e shqiptarëve qeshin me te kur shohin që i talluri tall të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *