• |
ide | kryesore

Berisha reagon për arrestimet: 303 gënjeshtrat taze të Ramës

Lajme, Të fundit



Sali Berisha ‘zbuloi’ 303 gënjeshtrat e Edi Ramës lidhur me operacionet e fundit në 12 qarqe të vendit që çuan në arrestimin e 27 personave.

Berisha deklaroi se Rama përmes zëdhënësit të tij, drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, tha se ishin bërë 303 arrestime.

“Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha është larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i përfshirë edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri shkruan se për Lul Berishën, edhe pse i përfshirë në transportin e drogës, fletë-arresti nuk është lëshuar.

REAGIMI I BERISHËS: 
303 genjeshtrat taze te Kallam Deshtakut!

Te dashur miq, sot Kallam Deshtaku mashtroi 303 here shqiptaret kur me zedhenesin e tij Geron Veliu deklaroi:
1- jane bere keto dite 300 arrestime, nderkohe harroi se ky numer dje u tha prej tij 26 arrestime?????
2- Nuk ka patur dekonspirim, pra rrjedhje te informacoinit. Paçka se, sipas vet komunikates se djeshme te policise, nga 44 urdher arreste vetem 26 u ekzekutuan, te tjeret jane ne kerkim.
3- Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i perfshire edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes.
Por rezullton se per Lul Berishen, megjithese i perfshire ne transportin e droges, flet arresti nuk eshte leshuar.
Ketij i thone informacion me 303 bukvale taze te Kallam Deshtakut. sb



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *