• |
ide | kryesore

Rikthimi i simboleve të komunizmit, prezantohet dokumentari ‘Kohën e bëjnë njerëzit’

Lajme, Të fundit



Rikthimi i simboleve të komunizmit në Shqipëri; duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50-vjeçare përmes dëshmive të atyre që vuajtën në atë periudhë, ishte tema e dokumentarit ‘Kohën e bëjnë njerëzit’, realizuar nga gazetarja Desada Metaj.

Ceremonia për shfaqjen e dokumentarit u organizua nga Albanian Clutural Society e themeluar nga Domenick Scaglione, ku pjesë e këtij grupimi janë individ shqiptarë dhe të huaj që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare.

Aurela Basha, kryetare e Bordit tha gjatë fjalës së rastit se dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *