• |
ide | kryesore

VENDIMI/ Lojërat e fatit, organizmi dhe zhvillimi i kalon shtetit

Lajme, Të fundit



Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi sot projekt-ligjin për mbylljen e basteve sportive dhe basteve për garat në pistë më 31 dhjetor 2018 dhe ndërprerjen e të gjitha kërkesave për licencë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se projektigji ndalon përfudimisht aktivitetin e kazinove elektronike por dhe pjesën e basteve sportive.

“Qeveria ka një pozicion zyrtar, në 31 dhjetor 2018 mbyllen kazinotë, bastet sportive, gara sportive dhe me kafshë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike online (në distancë)”  u shpreh Ahmetaj.

Komisioni miratoi dhe dy propozime shtesë nga deputeti Ervin Bushati, bëhet fjalë për një shtesë në nenin 1 të ligjit që përcakton se organizimi dhe zhvillimi i kalojnë shtetit, çka është në të njëjtën linjë me një variant të diskutuar edhe më herët gjatë këtyre javëve.

Shtohet neni 1

Përgjegjësia e shtetit

“Realizimi i zhvillimit dhe ndërmjetësimi i lojrave të fatit e basteve sportive e lotarisë është përgjegjësi e shtetit.”

Shtohet tek neni 2

2/1 Ky ligj ka dhe këto objektiva

1- Parandalimin e varësisë ndaj lojrave të fatit e basteve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për një luftë efektive kundër kësaj varësie kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e tyre në tregun e zi kundërveprimi për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët

2- Kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e trye në tregun e zi

3- kundërveprimi për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët..

4. Sigurinë që lojrat e fatit të kryhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe garantimin që lojtarët të jenë të mbrojtur ndaj praktikave mashtruese të cilat lidhen me krimin

5. Të parandalojë kërcënimet për integritetin e konkurencës sportive, nëpërmjet veprimtarisë së fiksimit të rezultateve sportive, pra atë që hyn në lojrat sportive. Dhe paragrafi për të arritur këto qëllime: Janë vënë në dispozicion masa të ndryshme kufizuese ndaj aktiviteteve të lojrave të fatit, ndaj: varësisë, mashtrimit, manipulimit, kriminalitetit.

 

 

Vendimi për t’ia kaluar shtetit lojërat e fatit ishte një ide e hedhur fillimisht nga deputeti Erjon Braçe në parlament. Votimi i sotëm në komisionin e ligjeve gjithsesi lë të paqartë vijimësinë e aktivitetit nga BastArena, një kompani e licensuar e lojërave të fatit online që këmbëngul se do të vazhdojë aktivitetin edhe pas 1 Janarit.



1 Comment

  1. po me kete projektligj lojrat kalojne automatikisht ne te zeze. edhe ne kohen e enverit qe ishte super diktature me nje survwjim absolut LUHEJ dhe luhej fort dhe skishin ca i benin fare. shteti duhet te kete parasysh demin qe i shkakton ketyre bizneseve qe tek e fundit kan nje plan. demin qe i shkakton vetes pasi taksat qe mbledh nuk do i marri me, si dhe punonjesit qe do hidhen ne rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *