• |
ide | kryesore

Dosja ‘Xhisiela’, djali i deputetit të PS-së bën një lëvizje tjetër

Lajme, Të fundit



Dosja ‘Xhisiela’ ka shkuar në Gjykatë, ndërsa i pandehuri Rexhep Rraja ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë djali i deputetit socialist nuk i pranon akuzat për dhunë dhe përndjekje ndaj Xhisela Malokut. Sot në Krujë u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Rexhep Rraja u arrestua disa javë më parë kur skandali doli në mediaa, ndonëse denoncimi i vajzës ishte bërë që në muajin korrik. Nga ana tjetër vetë Xhisiela i qëndron variantit të saj se denoncimet dhe tërheqjet prej tyre i kishte bërë në kushtet e xhelozisë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Sidoqoftë, ata meritojnë të denohen të dy, pasi secili gënjen, njëri për t’i shpëtuar përgjegjsisë dhe tjetra nga presioni , nga dhuratat dhe nga karakteri i dobët. Drejtësia alla Rama duhet t’u tregojë se peshqit e vegjël nuk i ka problem, por si i bëhet me xhuxhat e mëdhenj?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *