• |
ide | kryesore

Fier, i moshuari tenton t’i japë fund jetës me armë gjahu

Lajme



Një 74-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u qëlluar me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet J.M., në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, ka tentuar vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës. Për pasojë ai është plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.

Në cilësinë e provës materiale bllokua arma e gjahut, të cilën e mbante me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *