• |
ide | kryesore

Vettingu/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi

Lajme, Të fundit
Vettingu.jpg


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Sipas KPK, Bujar Sheshi e ka kaluar procesin e Vettingut, pasi nuk janë konstatuar probleme.

KPK konstatoi se nga hetimi i bërë në vitin 2003, prokurori nuk ka pasur detyrim ligjor të përshkruante në formular burimin e shpenzimeve të kryera.

Ndërkohë për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim. Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK, në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit.


2 Comments

  1. Me e thene shqipen shqip pa nuanca, nuk gjen Prokuror 100% te paster ne shqiperi.

    Por ishalla atyre (si A. LLalla) qe korruptuan me te medhe, le tu sekuestrohet pasuria dhe shkarkim direkt nga puna qe te edukohen dhe te tjeret qe do marrin ate vend pune.

    PD dhe LSi e degjeneruan shtetin/ ligjin dhe e mbushen vendin me parazite te korruptuar, tani duhet mbi 10 vjet ti spastrosh ata parazite qe i gjen kudo ne administrade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *