• |
ide | kryesore

Marco Carta pranon homoseksualitetin live

Paparazzi, Slider



Marco Carta ka dalë publikisht ditën e diel “Live” në emisionin “Domenica 5” të Barbara D’Ursos. Në një intervistë ekskluzive, për herë të parë ai deklaroi publikisht se është homoseksual.

“Gjërat e bukura ndonjëherë ju trembin, ju keni frikë të jeni të lumtur. Të jesh i lirë është diçka shumë e çmuar.” – u shpreh fituesi i talent-showt “Amici”.

Ai ka treguar se lirinë e vërtëtë dhe dashurinë e ka ndjerë kur puthjen e parë ia ka dhënë një djali, të dashurit të tij.

“Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak.” – ka thënë i bundur këngëtari, i cili e ka ruajtur këtë të fshehtë nga publiku për shumë vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *