• |
ide | kryesore

Titujt e mediave greke, si bënë hero ekstremistin që terrorizoi Bularatin

Kryesore, Lajme



Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes së djeshme në fshatin Bularat të Dropullit, ku RENEA ekzekutoi ekstremistin Kostandinos Kaçifas.

Por raportimi i tyre në shumë raste ishte jashtë çdo imagjinate. Në pjesën më të madhe ato i mëshuan versionit se 35-vjeçari minoritar u ekzekutua nga policia shqiptare teksa po përpiqej të çonte flamurin grek në fshat me rastin festës kombëtare të Greqisë.

Sidoqoftë kishte edhe raportime konstruktive. Mediat ishin ndarë në raportim sipas linjës së tyre editoriale dhe marrëdhënieve me pushtetin apo opozitën. Sjellim më poshtë përmbledhtazi titujt e disa prej mediave.

“Protothema” shkruan: “Vrasja e Kacifas është ekzekutim, deklaron udhëheqja politike e Omonias”. E njëjta gazetë një ditë më parë kishte në titull se ekzekutimi i minoritarit ndodhi për shkak se donte të ngrente flamurin grek.

‘Ta Nea” dhe “To Ethonos” kanë të njëjtin qëndrim: “I vrarë nga policia shqiptare në Gjirokastër homogjeni që ngriti flamurin”,

“Dy pistat e mundshme të vrasjes së grekut në Bularat”, shkruan portali Neësit.gr

“I pavdekshëm. E vranë shqiptarët se ngriti flamurin”, është titulli i gazetës “Demokracia”.

“Homogjeni i vrarë nga policia shqiptare pasi u përndoq nga forcat speciale në Bularat”, shkruan gazeta “Eleftheros Tupos”.

“Një vdekje me pika të errëta”, është titulli i “Gazetës së Redaktorëve”.

Pak a shumë ky qenë qëndrimi pothuajse në të gjitha mediat fqinje, të cilat në kor anashkalojnë faktin se 35-vjeçari ishte i armatosur, qëlloi i pari policinë dhe më pas nuk pranoi të dorëzohej.

©LAPSI.al



7 Comments

  1. Me mire ashtu qe ta dine se po ngrite flamur ne toke te huaj cenon dinjitetin e dhe krenarin e tjetrit. Ne cdo vend te botes e ballkanit ngritja e flamurit te huaj sidomos atij fqinj eshte provokim e shenje sinori, sikurse jane dhe varret e ushtareve grek. Nese do ishte ndryshe perse nuk lejohet te ngrihet flamuri shqipetar ne presheve e bujanovc apo mal te zi. Ne maqedoni edhe pse gjysma e popollesise eshte shqipetare as atje deri vone nuk lejohej ngritja apo shpalosja e flamurit kombetar. Mos flasim per ne greqi, apo turqi ku shqipetaret jane me miliona

  2. Aman o Zot ekstremisti Grek thone. Ai ishte nje cope budalla fshati, nje injorant me komlekse inferioriteti qe kerkon te duket se coc eshte e shkoi per dhjame qeni. Nje i dale mendsh qe kujton se gjeti nje flamur “heroik” ti falet, qe sajohet me xhakete ushtarake e me kallash e kujton se do cliroi fshatin. Na mbyten debilat. Kjo eshte tamam si ajo shprehja nje budalla hedh nje gur ne lume dhe vrapojne “te mencurit” ta nxjerrin.

  3. Rrac haraxhish grek sa shqiptar ka vra greku dhe vazhdojn vrasin e kush ankohet kto bucat e jona ulen koka si pula

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *