• |
ide | kryesore

Zbulohet një varr i paidentifikuar në Gjirokastër, bashkia bën thirrje për ndihmë

Lajme, Të fundit



Teksa kanë nisur punimet për rehabilitimin e vendit ku ndodhi rrëshqitja masive te ‘Kodra e Shtufit’, shfaqet një pengesë e përkohshme. Bashkia Gjirokastër njofton se ështe gjetur një varr. Nuk dihet se kujt i përkasin eshtrat. Bashkia Gjirokastër kërkon ndihmën e banorëve për identifikimin e këtij varri. Më poshtë njoftimi i plotë.

Te nderuar banorë! Bashkia Gjirokastër ka filluar punimet për realizimin e objektit “Masa inxhinierike pêr stabilizimin e rrëshkitjes së shpatit në Kodrën e Shtufit, Gjirokastër”. Në zonën në të cilën kryhen këto punime, ndodhet një varrosh i ndërtuar me mur guri dhe i paidentifikuar. Do të kërkonim nga banorët e qytetit të Gjirokastrës nëse kanë dijeni për personin e varrosur në të, të na japin të dhëna të cilat do të na shërbejnë për procedurat e zhvarrimit dhe rivarrimit të tij në varrezat publike të bashkisë Gjirokastër. Do të kërkonim mirëkuptimin tuaj që këto të dhëna të na vihen në dispozicion sa më shpejt.



2 Comments

  1. Mos eshte varri i bimbashit, babait biologjik te enver mutit? Kadare duhet ta dije kete. Pyeteni para se te marre Nobel-in

  2. Therrisni policine dhe arkeologet te paret, per te pare nese eshte varr i hershem apo i koheve moderne. Pastaj bejini thirrje komunitetit. Ka shtet dhe dikastere qe koordinohen ne kete vend apo puna tallava si lali eri ne tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *