• |
ide | kryesore

‘Kacifas’: Eurodeputetja hedh akuza ndaj Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Vrasja e Konstandin Kacifas mbetet ngjarja më e debatuar në opinionin publik shqiptar dhe atë grek. Eurodeputetja Eleni Theocarus, pjesë e Grupit të Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian, ka vizituar shtëpinë e Kacifas.

Në fjalën e saj para gazetarëve të pranishëm, Theocarus u shpreh se ngjarjen e Bularatit e konsideron një vrasje dhe se dëshiron që kolegët e saj në Bruksel të dëgjojnë dhimbjen e nënës së 35-vjeçarit.

“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut”.

Kurse babai i 35-vjeçarit Kacifas dëshmoi për gati dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jani Kaçifas u thirr nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi, për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Babai i 35-vjeçarit mësohet se dha shpjegime në lidhje me kërkesën e familjarëve për të marrë trupin e djalit për varrim. Pyetja që iu drejtua Jani Kacifas nga përfaqësuesit e organit të akuzës ishte se “përse familja kërkon të tërheqë trupin nga Tirana, kur ndërkohë pak ditë më parë kërkonte ekspertizë të dytë mjeko- ligjore”.

Trupi i 35-vjeçarit ndodhet ende në morgun e Tiranës në pritje të përfundimit të ekspertizës së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Familjaret kanë kërkuar që procedurat të përfundojnë sa më shpejt për të kryer ceremoninë mortore.



6 Comments

  1. Po cojini ne Bruksel dhe listen me 171 shqiptaret e vrame nga greket. Te shohim te drejtat e njeriut. Politikane shqiptare jane b…

  2. Te shkerdhefte Kina robt moj KAritheu. Ne cfare vendi te botes terrorristi behet hero, apo kur ju leverdis juve

  3. Te gjifsha pushtetaret e shitur shqipetar qe rine struken dhe ne shpine e tyre. Pa perjashtim politikane e mediat ne shqiperi jane te kapur dhe te shitura. Bejne vetem zedhenesin e grekut dhe skane opinionin e tyre ne mbrojtje te integritetit territorial dhe dinjitetit te shqipetarve. Ky vend ka marr fund prandaj dhe te rinjte emigrojn pafundesisht

  4. Po e çon ajo ne bruksel se po te shihni nga veprimet e deklaratat rilindasit jane vasale te tyre. Normale qe keta te shiturit ne pushtet do heshtin si memeca para grekeve ne bruksel me bishtin ndershale, pasi jane koke e kembe te kapur nga kalendrat greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *