• |
ide | kryesore

SHISH dhe “Antiterrori” identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare në Bularat

Lajme, Të fundit



Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se cilët ishin drejtuesit dhe se cilët persona nuk duhet të hynin në territorin shqiptar mëngjesin e 8 nëntorit.

Ndërsa policia shqiptare kërkoi ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit.

52 grekë u shpallën të padëshirueshëm, por pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror në terren.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë.

Të shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parullave që synojnë cenimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parulla fyese kundër vendit tonë.



4 Comments

  1. Pse nuk i arrestoi kur i ndaloj disa prej tyre, apo ashtu erdhen direktivat nga athina. Po perse i lane te hynin me autobuza me qindra, apo nuk e dinin cdo ndodhte kur cdo gje ishte e qarte. Terroristi i nxitur duhej te kthehej ne hero per aneksim dhe pavarsi. Prisni kur te kerkojne autonimi te vorioepirit sa te jene rilindasit ne pushtet

  2. shish ,lleshi e rama pasi u thithen pallen ne komisarjat 14 grekve dhe lepin bythen i leshuan te lare ne greqi.edvin qelbi me ter at llap goj e xhuh e lau tahirin,frrok,ndok,rosh e dosh etj,etj e lere grekve qe ju la gruan makoqin dhe te birin gregorin ne greqi per 10 vite konqesion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *