• |
ide | kryesore

“Pse e hoqi Xhafën?”/ Basha flet hapur: Fatmiri është viktimë e një bande

Lajme, Të fundit



I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur për arsyet sipas tij të largimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës si dhe për atë çka mendon për zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi.

Basha tha se Xhafaj u hoq nga detyra nga Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk e kishte më 100% nën kontroll, siç pritet të ketë Lleshin.

Më tej Basha u shpreh se Xhafaj është bërë viktimë e bandës së tij kriminale, ndërsa shton se arsyeja e largimit të tij ishte prishja e pazareve mes hajdutëve.
Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Dimë gjë për këtë Sandër Lleshin? Kur i hapet dosja, sepse e them këtë se u mësuam aq shumë… në fillim Saimir, pastaj…

Lulzim Basha: PD nuk është autoritet i dosjeve, dimë që është këshilltar i Ramës. Ministrat janë ekipi politik i vendit. Vijnë si pjesë e një vizioni dhe kanë si qëllim të përmbushin pritshmërinë e kryeministrit dhe të vetes, por ky bën ndryshim nga të tjerët sepse nuk vjen nga politika si gjithë ministrat e tjerë.

Atë që mund të them është që ai është vartës i kryeministrit, vjen pa përgjegjësi politike, është 100% aty si shkak i vullnetit të Ramës.

Kjo përfaqëson plotësisht kapjen e Ministrisë së Drejtësisë nga Rama, nëse me Tahirin ishim 80 me 20, tani është e gjitha në dorë të tij… pas largimit të Xhafës, është dora e Edi Ramës.

Pse e hoqi Fatmirin? Thonë se e ka sharë shumë dhe ai nuk duroi dhe iku…

Përplasje klanesh politike dhe bandash të fuqishme kriminale qëndrojnë pas tyre. Xhafa është pjesë e një klani dhe një bande. Qëndrimi i Ramës është një qëndrim i një njeriu që përpiqet të kufizojë dëmin. Ai mbrojti Dakon, sepse ai, Dako, sot duhej të ishte në burg.

Dako është një njeri i cili e ka bërë të kërcënojë Xhafën…

Çlidhje ka Dako me Xhafën?

Fatmiri, Donika, Veliu dhe një sërë zyrtarësh të lartë, po përdoren në këtë luftë të brendshme pulitke, ku nga njëra anë mbrohet Ministri i brendshëm, dhe nga ana tjetër fillon shpalosja e një dosje tjetër që mund të rrezikojë një njeri tjetër të Ramës. Ai e hoqi Fatmirin se ai nuk ishte 100% nën kontrollin e Ramës, siç do të jetë Sandër Lleshi.

Xhafa është viktimë e një bande ku bën pjesë vetë. Pra është prish pazari i hajdutëve. Rama është kapoja e kësaj organizate.

S’ke frikë nga këto shpifje?

Ai dhe policinë e mendimit të krijojë nuk e mbron dot veten nga e vërteta. Mirë është të mos trembë asnjë, se mua nuk më tremb.



3 Comments

  1. Ca thua o papagall? Harrove kush i goditi 4 grupe kriminale brenda dites? Harrove qe ne shqiperi nuk ka me kanabis qe lazarati jot ishte si shtet me vete?

  2. Genci i zerit te rilindjes, mos na lexo batutat e saje qorrit e te psikopatit tend, se,,,, ato grupe u arrestuan kur jua ikponuan zbulimet e huaja, me pergjime e fakte, se ndryshe, do ikeshe te mbrojtur si DAKON, por si rryp i pantallonave te psikopatit, persa i perket Lazaratit, ishte zone qe kultivohej kanabisi, por me eliminimin e saj,, kujtuat se mashtruat europen, e boten dhe e mbushet vendin teresisht me droge. e mos na bej politike qelbesirash, se kush ka sy e ka pare, e kush ka veshe e ka degjuar, por ju jeni pa te dyja se ua ka hequr furcja me boje e debilit KM. Hapi veshet edhe nje here e degjo se ca po na thone bota per kanabisin tuaj, e bandat tuaja. Kjo trego, dhe eshte afer kapitullimi ne tere fushat i politikes se sektit skandaloz,,,,,rilindje.

  3. Sala eshte i sakte per largimin e Xhafajt. Luli eshte paterice e Edit. Te gjithe e dine qe do arrestohej Gjushi nga pergjimet policore te Gjermaneve. Rama dhe Arta Marku nuk e lejuan Xhafen ta arrestonte, kjo eshte e verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *