• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet Kastriot Gazidede me 17 kallëpë tritol, kallashnikov dhe hashash në makinë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi një tjetër arrestim në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” ku kanë rënë në pranga 3 persona nga të cilët 2 janë vëllezër. Policia thotë se janë arrestuar Kastriot Gazidede, 26 vjeç dhe vëllai i tij S. G., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” të cilin e drejtonte Kastriot Gazidede dhe ku pasagjer ishte vëllai i tij u gjetën 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga u vu edhe Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish. Kjo për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet një armë zjarri automatik. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=9vxueXQaYFk&feature=youtu.be



5 Comments

  1. Ja doli dhe nipi i gazidedes shikut dhe gjenerali i saliut kane mare urdher falangat e krimit te saliut eshte momenti ne sulm shtylla,makina,dyqane,garazhde dhe tritol,tym dhe flake

  2. Ej s!
    Ju bashke me Saliun jeni kriminele dhe trimeroheni kur ne pushtet hipen kryekrimineli se ndryshe te hani mutin sic po hani tani.
    Trimeria juaj ngjan vetem me ate te Arixhinjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *