• |
ide | kryesore

Dosja 339/ PD: Pse Rama po shpreson për plasjen e një skandali tjetër

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka kërkuar edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi sipas saj ky i fundit bashkëpunon me bandat.

Nga selia blu, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj pohoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. Sipas Alibeajt, Dako shkëmbeu pasuri e pushtet me bandat, dhe Rama po shpreson në plasjen e një skandali tjetër për të mbuluar dosjen 339.

“Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.

Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.

Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, tha Alibeaj.



14 Comments

  1. Po pret te zbardhet I arrestuari ne hollande shqiptari shkembi me 60kg heroine qe njihet dhe si miku I ngushte krye opozitarit basha me foto,ky eshte kryeministri ne hije,kush nga bandat e mban peng lulin le te flase luli tani.

  2. Si mund te flase nje njeri me formim juridik me kete gjuhe ne pd duam te arrestohet Dako kur dihet kush I ben arrestimet,ky njeri flet per te tjere kur vellai I tij eshte denuar per droge si bos,a ka moral ky alibeaj

  3. Kujtojn se komandojn akoma hienat e sales. Dhe japin urdhera. Deshirat e tyre duhet te realizohen. Edhe un dua qe ju te arrestoheni nga i pari tek i fundit, po kete nuk e vendos un. Ik koha e qelbesirave, jo se keta qe jan sot jan me te mire, po as nuk mund te krahasohen me ju.

  4. ripickat e kane qelbur nga te kater anet por keshtu si po veproni ju as per 100 vjet nuk vini ne pushtet . prit gomar te mbi bar i thone kesaj pune dhe aq me teper me legena si noka e kompani. e pate grevthyesin noka ne kukes? E pate noken tek fevziu dhe sesi ja nxorri bojen fevziu? me keto kurva do vini ne pushtet?

  5. PO lexoj keta komentues te grupit te hashashit qeveritar, e me mendje po i kaloj si ushtare besnike tese keqes qe e ka pllakosur kete vend vetem nga sekti anti njerezor i partise se qelbesirave. Po pse ore kodoshe te kuq, zoteria po kerkon zbatimin ligjor qe e ka vertetuar prokuroria, dhe qe eshte penguar nga psikopati diktator, qe ju po i sherbeni si zorraxhinj, e pa aresye, por hidheni ne sulm si cakenj, huligane, bandite, te droguar kondra opozites. Me kesi komentesh qelbanike, ju vertetoni se jeni pushteti me i poshter qe ka patur shqiperia, e kjo, vjen nga se jeni te ardhur nga origjina kafsherore e baballareve tuaj.

  6. Xixa. Mos lexo grupin e ashashit. Perqendrohu te ARi ai eshte grupi jot. Te gjith ju PeDerastat e partis se vampirit vetem nje gje dini te beni, te mereni me te tjeret, pa e pare vete ne pasqyr. Ne grupi i ashashit qe thua zotrote me mire e kemi te bejm sikur tymosim se sa te vrasim e te presim kundershtaret, sic ben ti me te tat. XIXA DO TE LESHOJN SYT EDHE PER SHUME KOHE AKOMA.

  7. Po miku I lulit qe u arrestua ne hollande per 60 kg horoine cfare tregon arman shkembi foto me lulin,financues I pd se saliut dhe tani I lulit te lidhur me heroinen e Hasit,keta pushta flasin per te tjere dhe vete bejne kerdine me drogra te forta,kulicaj ne gjermani,shkembi hollande etj

  8. PD dhe Luli,( gati harrova ) Saliu i kan fajet se perndryshe per keto 5 vite qeversje Rilindja me ne krye Edvin Ramen do e kishin shqipetin ”zvicer” madje do ja kishin kaluar. Po si s’ju plasin syte ore trashigmtre te atyre qe e shkaterruan Shqiperin. Turp te keni

  9. Te punesuarit e shpifjes, e te amplifikimit te jo vertetes, qe duan ti bejne te tere si vetja, sot kane shpifur e sajuar kete alibi, si sigurimsat e komunizmit, sepse te atille jane, por e verteta eshte krejt ndryshe dhe asnje here ashtu si e transmetoni ju me radiot, e gazetat me llafazanet tuj, por shihni e mos mbroni mafien, drogen, hajdutllekun e mashtrimet monstruoze qe i keni bere ketij populli, por mundoheni te fshiheni pas gjethes se fikut te shqyer, sa me nder ju ka dale pa ndershmeria, qe ashtujeni,,, ashiqare. Si sekt e konsumuat propaganden, si veprim me horrat, hajdutet, banditet e drogmenet, jua corri masken opozita, e tani shporrini o qelbesira te kombit.

  10. Me paska dhene pergjigje drogmeni, hashashisti, qe pika droge por nuk te vritka, cudi,,, qe nke rrace e vecante, sepse ju te vritni naten , e te qani diten, o kuqal i vogel, apo i madh, se nuk ta di graden ne klanin tend, por di qe e tere partia tende eshte klan, bandito komunist,, pa din e imam, e keta qe sot bilbizojne , jane ata qe me 91 shin ishpetoi shurra e u fshehen vrimave, sot po na cajne menderen se pona bejne shtet,,,,,,shtet bandash.

  11. PS,, Xixa e ka rrezikun se po te hyri mbrapa te ve zjarrin ty e tere sorollopit tend kuqalesh, andaj mos luaj me xixen, merru me drogen qe pi.

  12. O xixa leri hartimet,por bosi I heroines u arrestua sot ne hollande miku I lulit kane dhe foto bashke luli-shkembi di gje ti si njeriu qe I mban canten lulit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *