• |
ide | kryesore

NATO: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Lajme



Një zyrtar i lartë i NATO-s, në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës.

Sputnik raporton se Robert Pszczel nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s, tha në javën e NATO-s në Beograd se transformimi i Forcës së Sigurisë Kosovës është e drejtë e qeverisë në Kosovë, por se çdo zhvillim duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nëse do ta heqim atë të drejtë, atëherë ne e dimë se çfarë është situata atje dhe çfarë do të thotë”, tha Pszczel.

Kur është fjala për praninë e KFOR-it në Kosovë, sipas Pszczel, “nuk ka plane për të reduktuar ose ndryshime diçka dhe prania e tij varet nga situata e sigurisë. Pozicioni i NATO-s është se kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët duhet të vazhdojë”- tha ai.

Ndihmës ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Branimir Filipoviq tha se qëndrimi i Serbisë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *