• |
ide | kryesore

U kapën me 3 pistoleta gjykata liron 3 vëllezërit Sallaku

Lajme, Të fundit

Pas një aksioni të zhvilluar nga policia italiane gjatë ditës së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Këta të fundit u akuzuan për armëmbajtjen pa leje, ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën 3 pistoleta në një garazh, i cili ishte në pronësi të vëllezërve shqiptarë.

Gjykata italiane ka liruar biznesmenin dhe pronarin e klubit “Darfio” si dhe dy vëllezërit e tjerë, ndërsa i treti vijon të mbahet në burg, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge në Itali. Lajmi raportohet nga mediat lokale në Itali, të cilat nuk japin detaje se përse gjykata ka dalë në këtë përfundim.

Kujtojmë se kohë më parë drejtësia italiane ka hetuar Sallakun për evazion fiskal si dhe fshehje të ardhurash, por në fund vendosi t’i rikthejë 13 milionë dollarë të cilat ia sekuestroi me dyshimet e mësipërme.

4 Comments

  1. Ne itali te lirojne kur te kapin me arme sipas lapsit,ky eshte dhe bisnesmen I paster,lajmi eshte kuturu,nuk thot gje

  2. me 13 miljon euro e blen edhe trump e lere nji sardele italjane.krymbat e qenefit negjmije lloji rama,xhafa,tahiri kan ber miljarda me kokain e kanabis ne keto 5,5 vite aq sa shota koneze si mao luu ce dun e sllanina vllahutin i blejn me gjysem thesi kanabis.

  3. Po ju lexojeni artikullin me kujdes mor të uruar, pastaj filloni e bëni si te Opinioni i Fevziut. Pistoletat u gjetën në garazh. Njëri nga vëllezërit e ka marr me sa duket përsipër fajin, prandaj e mbajtën në burg. Të tjerët lirohen si të pafajshëm. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu