• |
ide | kryesore

Bularati/ Ditmir Bushati: Të mos biem në kurthin e ekstremistëve grekë

Lajme, Të fundit

Pas thirrjeve nacionaliste ditën e djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë mortore të Kostandonos Kaçifas, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se nuk duhet të bihet në kurthin e ekstremistëve grekë, si dhe dihet përgjigja që merr nëse qëllon mbi policinë.

“Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më një dhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne ti krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës. Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit. Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”, – u shpreh Bushati në një takim në Pukë.

Rreth dy javë më parë në Bularat, humbi jetën Konstandinos Kacifas si rezultat i konfrontimit me policinë. Ngjarja u pasua me thirrje raciste nacionaliste dhe antishqiptare nga segmente të caktuara. Për këtë çështje MEPJ ka thirrur dy herë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani, të cilës i ka kërkuar sqarime në lidhje me reagimet pas ngjarjes.

8 Comments

  1. Foli dhe xhenderi, mos biem ne kurth thot, se ketij direktivat i vijne nga Athina. Po ti mor Ditezi bashke me kryerilindasin je i kapur dhe kurth koke e kembe, ndryshe pse e vrave bularatasin dhe i lejove organizatat terroriste antishqipetare ta percillnin si hero. Dje shteti yt ra o Ditezi xhenderi, dhe shqiperia hapur u aneksua

  2. Cfare prehe rame o minister? Ku degjove ti thirrje nga ne kunder grekeve kunder popullit? Prehe se te kerkojme te besh detyren me dinjitet ty? Cfare kerkuam ne eshte autobuzat e agimit te arte te ndalohen ne kufij, ajo kurva eurodeputetja qe vinte me te zeza te nderonte terroristin te mos pranohej ne Shqiperi per thirrje te vazhdueshme anti Shqiptare nxitje te urrejtjes e me rradhe, note proteste ambasades greke qe sponsorizoji terroristin ne Bularat, dhe thirrje evropes te denoje aktivitetet ekstremiste te greqise ne Shqiperi. Autoret e parrullave anti-shqiptare qe nxitin dhune dhe urrejtje te arrestoheshin. Cfare prehe kemi rene sipas teje? Ku sheh ti shprehje te nacjonalizmit ( qe nuk jam nacjonalist dhe skam per te qene ndonjehere ), ku ke tek keto qe themi gjen ndonje te barabarte me shprehjet e Greqise? Mos ngaterroni tolerancen me friken apo patetine. Toleranca eshte virtyt i hijeshem qe lejon njerzimin te fale gabimet e te mireve, nuk do te thote qe kundrejt poshterimit dhunes e plumbit te jesh tolerant, ajo eshte frike seshte virtyt.

  3. ATA PO TE FUSIN SISEN E BABAIT NE BY… KY THOTE TE MOS BIEM PRE, ATA THON QE LALA GISHTAT KY THOTE TE RUHEMI PER NJE DITE TE KEQE.

  4. Ne jemi nocionalis pse duam te dim qfar behet ne tokat tona nga Greket.Shkuam ne nacionalistet neGreqi apo redhen ato ne shqipri duke then qe esht tok greke,ish ministri jashtem i greqis thot muarem 12 milje det nga shqiprija kete tregoja popullit shqiptar dhe ne nacionalistave ecam per nder te quhem nacionalist por kurr nuk te pranoja te quhem internationalist kumonist

  5. Ky karrota,, kerko te beje lavazh te trurit te shqiptareve. Ata te na perdhosin, ofendojne, e te na kercenojne brenda tokes tone, ky ben kete thirrje,,,,qe atha u ngrit populli e po i sulet atyre , qe duhet, e ka te drejte, porne as kemi bere levizje, apo thirrje , por duam te jemi te lire e te mbrojtur nga keta irendentiste, e korofillake, sepse sot bene ate, neser do e shtojne stadin e kerkeses e urrejtjes, prandaj shteti duhet te veproi e te mos i lere situatat te agravojneFjale bukurit e shtetit me barsoleta, apo me ironi, duhet ta kthejne vemendjen tek serioziteti i kesaj ngjarije qe na kercenojne, kete te shohe ”’Ibukuri i fshatit.

  6. Ju rate n kurth ne momentin qe e vrate Kacifas o loqe! Tani i mbani iso njeri tjetrit se kush eshte me trim e kush eshte me dipllomat!

  7. Po ti re ne -ekstremizem-qe ne fillim qe kur e vrate ,tani kstremizmit te parlamentit grek do i besh sehir ,do ulesh koken ,do mbyllesh gojen ,do ulesh kurrizin te behesh ure ,tani kete corbe qe e gatuat filloni dhe haeni ,pergjigjuni me te njejten monedhe qeverise greke dhe jo te mbyllni gryken duke futur koken nder shale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu