• |
ide | kryesore

Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kacifas

Lajme, Të fundit



12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas ditën e djeshme në Bularat u liruan.

12 personat e shoqëruar u liruan në orën 02:00 të mëngjesit dhe mes tyre edhe ekstremisti grek Babis Karathano.

Po kështu mësohet se 12 personat e shoqëruar pas lirimit do procedohen të lirë.

Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kacifas gjatë ditës së djeshme në fshatin Bularat si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.
Mësohet së në Komisariat ka shkuar dje edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime në lidhje me shoqërimin e 12 shtetasve grekë.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se përveç ekstremistit Karathanos i cili printe sot arkëmortin me trupin e pajetë të Kacifës është shoqëruar edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Ne ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.



6 Comments

  1. leshi lleshi me kokain shizofren rama e kan ber shqiprin si HAMAM erdogani ku orgji bejn anastasi,irineji,janatullos,vuqiq,tsipras,erdogan e komunistet e RIDHJERJES.ramen,erionken,spiropelen,ballen kan hadumet e tyre.popull derr,dele,lop,gjela,kazan qe nuk e kap e e vjerr mun ne mes te sheshit ket qelbesir me ridhjeresit e tij.

  2. Po ky komandanti i pergjithshem Like floriri si stha nje fjal per Bularatin. Rames i trashi zerin duke then se jam un komandanti i pergjithshem. po si komandanti i pergjithshem si ajo first lady qe eshte dhe kryetare opozite (dhe Luli) nuk than nje fjal per Bularatin. mos eshte dhe cifti presidencial-opozitar ne borderot greke? cudi seshte se ky per icik lek e per te qen icik komandant shet dhe femijet e vet e jo me interesat e Shqiperise qe si ka mbrojt nonjiher po i ka pare si placke grabitjeje e shitjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *